Me veshje tradicionale shqiptare/ Rama ndan videon: Një kartolinë feste nga 150 artistë të rinj
Nxënësit në “Liceut Artistik “Jordan Misja”, kanë emocionuar me shfaqjen e tyre për festat e nëntorit.
Në bashkëpunim me qendrën Kulturore Albanina Night, janë organizuar 150 artistë të rinj, veshur kuqezi dhe me simbole kombëtare, kanë performuar nën ritmet e këngës së artistes së madhe “Vaçe Zela”.
“MIRËMËNGJES dhe me një tjetër kartolinë feste, këtë herë nga bashkëpunimi mes 150 artistëve të rinj të Liceut Artistik “Jordan Misja” dhe Qendrës Kulturore Albanian Night, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.