Medon Berisha, lider te Lecce/ “La Gazzetta Dello Sport” i thur elozhe mesfushorit shqiptar
schedule12:34 – 5 Dhjetor, 2025
Medon Berisha është njeriu i momentit te Leçe. Nëse skuadra puljeze lundorn në ujëra të qetë në renditjen e Serie A, një meritë të madhe për këtë ka mesfushori shqiptar. Asnjë ekzagjerim. E thotë këtë edhe e përditëshmja më e madhe sportive përtej Adriatikut, “La Gazzetta Dello Sport”.
Sipas saj, impakti i Medon Berishës në këtë sezon ka qenë sa surprizues për rritjen e tij teknike dhe taktike, aq edhe për rolin e liderit që ai ka marrë te Leçe.
Gjithçka mbështetet te numrat dhe ata nuk gënjejnë. Në ndeshjen e fundit, 22-vjeçari u shpall “Lojtari më i Mirë”, duke dhënë dy asiste në fitoren 2-1 kundër Torinos.
Ky ishte çmimi i tretë I këtij lloji për shqiptarin, që ishte shpallur “Lojtari i Ndeshjes” edhe në dy raste të tjera më 2 dhe në 8 nëntor, në përballjet Fiorentina-Leçe ku shënoi golin e fitores, dhe në sfidën Leçe-Verona që përfundoi 0-0.
Vetëm dy futbollistë të Serisë A e kanë fituar më shumë këtë çmim në këtë edicion të kampionatit italian, Nico Paz i Komos dhe Angisa i Napolit. Gjithashtu, me dy gola dhe tre asiste Medon Berisha është më i miri i skuadrës puljeze.
Kjo ecuri pritet të ndryshojë edhe hierarkinë në mesfushën e kombëtares së Shqipërisë. Medon Berisha ka qenë gjithmonë pjesë e grumbullimeve dhe Silvinjo publikishte e ka shprehur vlerësimin për të, por fakt është që minutat në skuadrën kuqezi për 22-vjeçarin kanë qenë me pikatore./abcnews.al