Megan Fox dhe Machine Gun Kelly lënë pas mosmarrëveshjet, shfaqen të lumtur me vajzën
Megan Fox dhe Machine Gun Kelly janë parë duke bërë një shëtitje të qetë familjare në Kopshtin Zoologjik të Los Angeles, së bashku me vajzën e tyre 7-muajshe, Saga.
Çifti u përpoq të shmangte vëmendjen, ndërsa këngëtari mbante vogëlushen.
Të dy u fotografuan në momente të ngrohta familjare, duke buzëqeshur dhe shijuar kohën larg angazhimeve profesionale. Shëtitja u bë me rastin e eventit festiv “LA Zoo Lights”.
Saga, fëmija i parë i çiftit, duket të jetë prioritet në jetën e tyre, ndërsa ata përpiqen të krijojnë momente të veçanta pavarësisht agjendës së ngarkuar.
© BalkanWeb