Memphis dhe Dallas triumfojnë në fund, Lakers korrin fitoren e tretë radhazi
7 Janar 2026
8:16
Telesport
Fitorja e tretë radhazi për Lakers në NBA, që ngjiten në vendin e tretë në Konferencën e Perëndimit. Kalifornianët mundën 111-103 New Orleans jashtë fushe, sfidë ku LeBron James dhe Luka Doncic realizuan nga 30 pikë secili.
Fitore në sekondat e fundit për Dallas, që triumfoi 100-98 në shtëpinë e Sacramento. Të gjithë titullarët e Dallas realizuan mbi 10 pikë. Jashtë fushe fiton edhe Cleveland, që mundi 120-116 Indiana (Garland me 29 pikë më i miri).
Në sekondat e fundit, ekipi i Memphis fitoi 106-105 ndaj San Antonio. Spencer dhe Jackson me nga 21 pikë secili i bënë të pavlefshme 30 pikët e Wembanyama për miqtë. Zhgënjen sërish Miami, që u mund thellë 122-94 nga Minnesota (Edwards 26 pikë).
NBA-Rezultatet e sotme
Indiana – Cleveland, 116-120
Washington – Orlando, 120-112
Memphis – San Antonio, 106-105
Minnesota – Miami, 122-94
New Orleans – Lakers, 103-111
Sacramento – Dallas, 98-100