“Mënyra për të thithur kursimet e shqiptarëve jashtë vendit”, Rama kritika kryebashkiakëve: Jeni mbrapa me “Paketën e Maleve”, nuk ka shkencë
Edi Rama: S’mund të prisni vetëm nga buxheti i shtetit. Sot jo të gjithë bashkitë kanë kryer fazën e parë të Paketës së Maleve”. E papranueshme. Nukk e di a e patë por kur paketa u shpall , kishte 700 e kusur aplikime vetëm në ditën e parë.
Është mënyra të thithim kursimet e shqiptarëve jashtë vendit dhe të investojnë këtu. Ç’është kjo, kërkon shkencë të bëhet harta? Megjithatë i kam kërkuar drejtores së Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të jetë në dispozicion të secilës bashki për harta për cfarëdo që keni nevojë. Dhe i kam kërkuar ministrit Demo të vendoset një target për cdo bashkie. Ambicia është 1 mijë investime nga kjo paketë.
© BalkanWeb