Merita Halili tregon historinë, si e ktheu këngën ‘legjendare’ me Bes Kallakun
E ftuar këtë të martë në emisionin “Rudina” në Tv Klan ishte këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore Merita Halili dhe bashkëshorti Raif Hyseni. Merita u shpreh shumë e lumtur për rikthimin në “Tiranën e saj”. Në një rrëfim të sinqertë ajo ndau momentet e suksesit nga 2025-a, traditat e përvitshme që ndjek për darkën e vitit të ri si dhe projektin më të ri muzikor me këngëtarin Bes Kallaku.
“2025-sa ka qenë goxha mirë. Me aktivitete dhe koncerte të shumta”, u shpreh këngëtarja. Sa i përket traditës familjare të vitit të ri, Merita Halili u shpreh: “Pjata që nuk mungon është gjeli i detit me përsheshin, sallata ruse, fërgesa e Tiranës”. Ndërsa shtoi, se këtë traditë ia ka trashëguar dhe vajzave të saj.
Më tej këngëtarja foli dhe për bashkëpunimin me Bes Kallakun, me të cilin risollën këngën “Doli goca në penxhere”. “Është bërë njëherë në 91-shin ‘Doli goca’, pastaj e risolla në Klan në Këngët e Shekullit. Ideja ishte e Besit, e falenderoj shumë. Kishim një bashkëpunim shumë korrekt, jam e lumtur pasi sollëm diçka të re. Ai si aktor nuk e humbi origjinalitetin, e ruajti. Të rinjtë e kanë përqafuar në mënyrë të jashtëzakonshme. Është dhe talenti i Besit me këngë të bukura”.
© BalkanWeb