Merkato e Milanit, Tare: Ja përse dështuan tratativat për Matetan
Milan nuk ia doli dot që të sigurojë shërbimet e Matetas, me tratativat që dështuan. Drejtori sportiv i kuqezinjve, Igli Tare, foli për këtë çështje, në intervistën para ndeshjes ndaj Bolognas.
“Marrëveshja me Mateta-n kishte të bënte me të ardhmen, jo me të tashmen. Ndërsa negocionim, pamë se kishte një shans për ta çuar përpara dhe u përpoqëm ta bënim këtë. Pastaj, gjatë vizitave mjekësore, zbuluam problemin fizik të lojtarit dhe vendosëm të mos vazhdonim. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”.
© BalkanWeb