“Mesazhi i Trump për pavarësinë, qershia mbi tortë”, Çupi: Vlerësim i kujdesshëm dhe me peshë kundrejt popullit shqiptar
schedule18:24 – 28 Nëntor, 2025
Populli shqiptar kremton 113 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, një ditë feste nga e cila nuk kanë munguar urimet edhe nga ndërkombëtarët. Analisti Frrok Çupi tha se urimi i Trump ishte qershia mbi tortë e ditës së sotme, ku urimi shkon edhe për qeverinë zemrën e një kombi.
Më tej, Çupi shtoi se është e njëjta linjë Shqipëri-Amerikë në diplomaci për të ruajtur spektrin ekonomik, ushtarak dhe politik.
“Uroj popullin shqiptar dhe çdokush mendon se ka uruar popullin. Të urosh popullin nuk bëhen përjashtim qeveria. Nga teoria e së drejtës, e kanë quajtur qeverinë zemra e kombit. Urimi i Trump, ishte qershia mbi tortë. Vlerësim i kujdesshëm dhe me peshë kundrejt popullit shqiptar.
Njerëz si Flamuri e kanë rrethin e dijes shumë të ngushtë dhe bëjnë lidhje shumë të ngushta. Ai e di si Saliun që Saliu bën çdo punë, Kastrioti ka bërë çdo punë. Berisha ka qenë ai që ka bashkëpunuar me Hamza Kastriotin. Ne jemi shtëpia e miqve, është e njëjta linjë Amerikë-Shqipëri në diplomaci për të ruajtur spektrin ekonomik, ushtarak, politik.
Kryeministri i Shqipërisë ruan stabilitetin e vendit duke pasur mik dhe Orban dhe Macron.”, tha Çupi. / abcnews.al /
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!