“Meshari ështe botuar nga shtypshkruesit e Dantes”/ Studiuesi Marku boton Mesharin ‘e lehtëlexueshëm’
schedule12:56 – 18 Dhjetor, 2025
Meshari i Gjon Buzukut, libri i parë në gjuhën shqipe ka ardhur në një version ndryshe nga studiuesi Vinçens Marku. Studiesi ka sjellë një version më të kuptueshëm të librit të parë shqip, në prag të 470 vjetorit të krijimit të veprës së parë shqip.
Marku tha se spunton për krijimin e këtij libri e ka marrë nga studiuesja italiane Lucia Nadin. Marku tha se libri i parë shqip është botuar në Venecia nga shtypshkruesit e Dates.
“ Nuk ka më dyshim, libi i parë shqip është botuar në Venecia. Meshari ështe botuar nga shtypshkruesit e Dantes. Ideja fillestare ishte se libri duhet lexuar nga të gjithë studentët, edhe nga ata të shkollës së mesme. Libri jep shpjegim për çdo grafemë të Buzukut dhe shpjegim të saj. Tek ato rregulla mbështetet dhe botuesi i veprës së Mesharit.
Duke marrë parasysh natyrën e grafemave i kam riprodhuar tekstet, rishkrim digjital anastatik ku me gërmat e Buzukut përpiqem ti shpjegojë. Jemi në vitin jubilar të 470 vjetorit të botimit të atij libri. Shtegun e këtij studimi e hapi studiuesja italiane Lucia Nadin.
Spunton e kam marrë nga studiuesja italiane, jam marrë gjithnjë me letërsinë e huaj. Kush shoh që ajo kishte zbuluar disa ksilografi, ne Buzukun e kemi parë me një farë mbrojtje më lindi ideja dhe shoh si ka arritur kjo studiuesja.“