Meta forcon mbrojtjen, merr një avokat të dytë. Shtyhet seanca paraprake
Është shtyrë për më 5 dhjetor seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme për ish-presidentin Ilir Meta. Mësohet se Meta, përveç Kujtim Cakranit, ka marrë edhe një avokat të dytë, Gylsen Zhllima, i cili kërkoi kohë të njihet me aktet.
Kujtojmë se prej 1 viti Meta ndodhet në paraburgim, ndërsa ka kërkuar disa herë masë më të lehtë sigurie.
Sot në hyrje të GJKKO, avokati i tij Cakrani deklaroi për mediat së tashmë kishte nisur beteja kundër regjimit të Ramës.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: