“Milani, një klub botëror që duhet të jetë në Champions. Allegri rrezaton qetësi”
10 Dhjetor 2025
10:42
Alfred Lleshi
Në një intervistë për “Class CNBC”, Paolo Scaroni, president i Milanit, bëri bilancin e sezonit të kuqezinjve: “Pas fitores së vështirë kundër Torinos, unë shoh përpara dhe jam optimist, plot shpresa. Një fakt kyç mbetet, që e përsëris unë dhe Allegri: ne kemi një objektiv, të jemi në Champions League vitin tjetër.
Milani duhet të jetë gjithmonë në Champions League. Ne jemi një skuadër me famë botërore, me 400 milionë tifozë në mbarë botën, duhet të jemi në skenën kryesore të futbollit botëror që është Champions League”.
Më tej për Massimiliano Allegrin: “Besoj se të kesh trajnerë me përvojë, kompetentë, që kanë parë shumë dhe shpërndajnë një atmosferë qetësie dhe optimizmi, duke e menaxhuar gjithçka në një nivel emocionalisht të shëndetshëm si Allegri, është element kyç. Ashtu si më shpërndan qetësi mua, jam i bindur që e shpërndan edhe te skuadra dhe stafi”.