Minxhozi: Vendimi i Kushtetueses për Ballukun shmangu një përplasje të rrezikshme pushtetesh
schedule20:46 – 15 Dhjetor, 2025
TIRANË- Numri dy i qeverisë shqiptare, Belinda Balluku të premten u rikthye në detyrë. Vendimi u dha nga Gjykata Kushtetuese, e cila me shumicë votash vendosi të heqë masën e pezullimit të vendosur prej Gjykatës së Posaçme dhe të rikthejë atë në postin e zëvëndëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.
I ftuar në “Real Story”, analisti Skënder Minxhozi, u shpreh se ky vendim i Gjykatës Kushtetuese shpëtoi një përplasjes pushtetesh, e cila do ishte e rrezikshme.
“Me vendimin e kushtetueses është shpëtuar një përplasje pushtetesh që do ishte shumë e rrezikshme. Do të ishte një përplasjes, e cila teorikisht do të çonte që drejtësia një nga një që të merrte të gjithë anëtarët e ekzekutivit, nuk ka rëndësi shifra, por parimi dhe të bënte ç’të donte dhe mos t’ia linte në dorë pikës fokale dhe pikën gravitacionale të shtetit, që është parlamenti.
Ne jemi republikë parlamentare dhe të gjitha institucionet dalin nga parlamentin dhe si i tillë unë mendoj se qëndrimi i Ramës ka qenë sa në interesin e tij vetjak, që mos të shihte tavolinën e ministrave që ti tkurrej, sepse po u hap një deriçkë pastaj futet ujë dhe pastaj kalon gjithë lumi.
Rama kërkoi që pushtet të mos i shkelin këmbët njëra tjetrës. Gjykata Kushtetuese hyri me të drejtë me atë vendim për ti dhënë kohë kohës, se si do të menaxhohet kjo dosje, dhe për momentin Balluku kthehet në detyrë dhe është një zhbllokim i nevojshëm dhe i dobishëm, që mos të kishim atë luftën verable që pamë më vonë…më vonë të kryeministrit me BKH, e cila nuk është e bukur dhe në aspektin publik”, tha ai./abcnews.al