Miratohet buxheti i Tiranës/ Me votat e PS në Këshillin Bashkiak, 39 miliardë lekë në 2026
schedule18:35 – 18 Dhjetor, 2025
Mazhoranca në këshillin bashkiak të Tiranës miratoi buxhetin për vitin e ardhshëm.
Opozita paralajmëroi votën kundër që para votimit të tij ndërsa propozoi 29 amendamente, te cilat nuk u futen ne votim. Buxheti I ri i Tiranës është rreth 39 miliardë lekë dhe sipas kryetares në detyrë, Anuela Ristani, është 5.2 % me i larte se buxheti i këtij viti.
Ai do të ketë në fokus investime në rrugët rurale, pastrimin e qytetit dhe transportin. Në kuadër të projektit të rindërtimit parashikohet sistemimi i 230 familjeve të tjera në apartamente në lagjen “5 maji” dhe në zonën e ish Kombinatit.
Rreth 15 milionë lekë parashikohet të shkojnë për kreditë e buta. Ky buxhet do të mbështesë pensionistët dhe studentëve me abone falas. Gjithashtu ai do të stimulojë me bursa dhe nxënësit ekselent