Mirupafshim Real Madrid? Vjen oferta e parë zyrtare për futbollistin e “padëshiruar” te “Los Blancos”
2 Janar 2026
16:01
Telesport
David Alaba mund të largohet 6 muaj më shpejt nga Real Madrir, para se t’i mbarojë zyrtarisht kontrata. Mediet spanjolle zbulojnë se për mbrojtësin austriak ka një ofertë konkrete nga Charlotte FC, ekip i MLS-së.
Duke qenë se Alaba ka një rol dytësor në sistemin e Xabi Alonso dhe mbi të gjitha ëhstë një nga lojtarët më të paguar në ekip, pa harruar këtu dëmtimet e shpeshta, te Real Madrid janë të gatshëm të mos nxjerrin asnjë problem dhe austriaku mund të largohet si lojtar i lirë para përfundimit të kontratës.
Në anën tjetër, vetë lojtari është i dyzuar, të qëndrojë deri në fund të kontratës në Madrid apo të nisë një aventurë të re në MLS. Java e ardhshme pritet të jetë vedimtare për fatin e austriakut.