Misteri i trofeve të fituar nga Messi; janë 45, 46, 47 apo 48? E vetmja siguri është se askush nuk ka fituar sa ai
11 Dhjetor 2025
10:22
Alfred Lleshi
Siguria e vetme është se Leo Messi mban statusin e futbollistit me më shumë trofe të fituar në historinë e futbollit, përpara Dani Alves (43) dhe Iniesta (38). Por sa janë realisht titujt e tij: 45, 46, 47 apo 48?
Lista përfshin 34 trofe me Barcelonën (4 Liga Kampionesh, 10 La Liga, 7 Kupa Mbreti, 7 Superkupa Spanjolle, 3 Superkupa Europiane dhe 3 Botërorë Klubesh në versionin e vjetër), 3 trofe me PSG (2 Ligue 1, 1 Kupë e Francës dhe 1 Superkupë) dhe 2 trofe me Inter Miami (‘Leagues Cup’ 2023 dhe tituli i MLS 2025). Me Argjentinën ka fituar 6 trofe: Botërorin U-20, medaljen olimpike 2008, ‘Finalissima’ ndaj Italisë, dy ‘Copa América’ dhe Kupën e Botës 2022 në Katar.
Kështu, në total bëhen 45 trofe. Dilema lind nga tre trofe të debatueshëm: Superkupa e Spanjës 2005 (pa u aktivizuar), ‘Supporters’ Shield’ 2024 dhe titulli kampion i Konferencës Lindore 2025. Cilido qoftë numri, rëndësi ka fakti se Messi ka fituar gjithçka, duke përfshirë edhe rekordin e 8 ‘Topave të Artë’, dhe mbetet mes më të mëdhenjve të të gjitha kohërave.