Mjafton goli fantastik i Zielinski, Inter e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Bologna (video)
4 Janar 2026
21:35
Telesport
Inter e nis vitin 2026 ndaj Bologna, në sfidën që po luhet aktualisht në “San Siro”, e vlefshme për javën e 18-të në Serie A. Pjesa e parë është mbyllur 1-0 për zikaltrit.
Një pjesë e parë e dominuar totalisht nga zikaltrit, por rezultati u zhbllokua në minutën e 39-të, pas një kombinimi fantastik mes Marcus Thuram-Lautao Martinez, ky i fundit edhe pse u rrëzua asistoi për Piotr Zielinski.
Polaku dërgoi topin në rrjetë me një goditje të bukur me të majtën në kufijtë e zonës së rreptësisë. SHIHGOLIN
Lajmet e fundit
10 minuta më parë
25 minuta më parë
31 minuta më parë
Mjafton goli fantastik i Zielinski, Inter e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Bologna (video)