Mjaftton Mbappe, Real Madrid del më 3 pikë nga Villarreal dhe kalon presionin te Barcelona (video)
24 Janar 2026
22:55
Telesport
Real Madrid ka marrë një fitore shumë të rëndësishmë 0-2 në transfertë ndaj Villarreal, në sfidën e vlefshme për javën e 21-të në La Liga. Pjesa e parë ishte disi e mërzitshme dhe thuajse pa asnjë rast konkret për të dyja klubet.
Pjesa e dytë nis shumë mirë për Real Madridin që gjen golin me Kylian Mbappe në minutën e 47-të. Vinicius Junior futet bukur në krah, por pasimi i tij largohet ndalet por nuk largohet nga mbrojtësi i Villarreal dhe Kylian Mbappe që gjendej në kohën dhe vendin e duhur, nuk fal dhe dërgon topin në rrjetë. SHIKOGOLIN
Në minutën e 62-të, Villarreal i afrohet golit të barazimit, por goditja e dënimit nga Gerard Moreno përfundon pak mbi traversë. Në minutën e 80-të u fut në lojë Brahim Diaz në vend të Arda Guler, ylli i Marokut po kalon një situatë të vështirë emocionale pas asaj që ndodhi një javë më parë në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës.
Në minutat shtesë, Mbappe vulos fitoren 0-2, duke shënuar me “panenka” nga pika e bardhë e penalltisë. Pas kësaj fitoreje, Real Madrid rikthehet në krye pas disa javësh, ta paktën për momentin, duke ditur që Barcelona luan nesër në “Camp Nou” ndaj Real Oviedo. SHIKOGOLIN2