Momenti i vrasjes së Mond Mëhallës/ Pamjet e ekzekutimit të biznesmenit në Elbasan
Sondazh
Loading …
schedule17:27 – 2 Dhjetor, 2025
ELBASAN- Abc News ka siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë, të cilat kanë fiksuar momentin e vrasjes së Mond Mëhalla në Elbasan.
Në pamje shihet një person i maskuar me kapuç, i cili qëllon me armë mbi automjetin ku dhe u gjet i pajetë biznesmeni.
Në pranga për krimin u vu ish-ortaku i viktimës Xhino Ago dhe 52-vjeçari Kujtim Pisha, roja i karburantit për “Moskallëzim krimi”.
Policia gjatë hetimeve gjeti dhe sekuestroi dokumentet e shitblerjes së automjetet që u gjet i djegur në një fshat të Elbasanit, 3 celularë dhe 2 DVR.
Policia gjithashtu ka shpallur në kërkim dy persona, Marselo Arani 32 vjeç, banues në Elbasan, ndërkohë që ishte në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për një tjetër vepër penale, si dhe Armando Kola, 35 vjeç, banues në Laç, (të dyshuar si autorë të vrasjes), për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”./abcnews.al
Të ngjashme