“Momenti më i vështirë nga burgu, dita e parë në qeli”, rrëfehet mjeku Edvin Prifti: Kushtet nuk janë siç thuhen. Në një dhomë qëndronin 10 burra, s’ka shtretër…
Mjeku kardiokirurg, Edvin Prifti, ishte i ftuar në emisionin “Kjo Javë” ku foli për përballjen me drejtësinë dhe akuzat e ngritura ndaj tij çka solli dhe burgosjen e tij prej 3 javësh në institucionin e paraburgimit në Tiranë.
Në një rrëfim për periudhën që ai e quajti moment të vështirë, Prifti ka kujtuar ditën e parë në qeli, ku ka qëndruar në një dhomë me 10 të burgosur.
I pyetur nga moderatorja Nisida Tufa, kardiokirurgu i njohur tha se as nuk e kishte menduar se do t’i ndodhte një gjë e tillë, por gjithçka filloi kur ai nisi të flasë për covid dhe vaksinat, efektin e tyre në shëndet.
“Unë kisha një vit që nuk mund ta shbëja dot veten time dhe të mos thoja të vërtetat e mia dhe opinionet e mia. Sot pas 5 vitesh kanë rezultuar të vërteta një pjesë e mirë e atyre që kam thënë.
Momenti më i vështirë ka qenë dita e parë kur na kanë futur në një qeli me 11 veta dhe kushtet në burgje nuk janë ato që thuhen.
Unë kam asistuar në një korridor me 10 dhoma dhe në secilën prej tyre kishte 10 burra, dhe s’kishte as krevatë për secilin.
Në burg t’i ndihesh i fyer, i shtypur, në fund të fundit këtë qëllim ka”, tha Prifti.
Edvin Prifti: Unë nuk emendoja kurrë se mund të ndodhte një gjë e tillë. Unë kam patur raporte të mira me këdo, jam munduar të ndihmoj kush më ka kërkuar ndihmë. Kam qenë i përgatitur kur jeton në Shqipëri. Një eksperiencë kishte ndodhur me familjen time, me gjyshin tim në vitet e para të pasluftës.
Unë kisha një vit që nuk mund ta shbëja dot veten time dhe të mos thoja të vërtetat e mia dhe opinionet e mia. Sot pas 5 vitesh kanë rezultuar të vërteta një pjesë e mirë e tyre.
Kolegët në punë i zgjedh qeveria, duhet të kesh raporte të drejta.
Unë mund të them se kam ndjerë dashamirësi dhe një lloj keqardhje. Ky është një ndjesi e imja. Kur kam dalë nga burgu, kanë ardhur me buqeta me lule, më kanë ftuar të hamë një ëmbëlsirë.
Në burg t’i ndjehesh i fyer, i shtypur, në fund të fundit këtë qëllim ka.
Momenti më i vështirë, dita e parë kur na kanë futur në një qeli me 11 veta dhe kushtet në burgje nuk janë ato që thuhen, unë kam asistuar në një korridor me 10 dhoma, dhe në secilën prej tyre kishte 10 burra, dhe s’kishte as krevatë për secilin.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb