“Mos më përdor, nëse më divorcon do të vras veten”/ I riu kërkon nënën, njerku: Ishte kleptomanë! Vodhi 3 mijë eurot e djalit dhe…
Në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” të autores dhe moderatores Evis Ahmeti u trajtuar historia e Andersonit, i cili është braktisur nga nëna e tij që në moshën 10-vjeçare.
Gjatë një komunikimi live në emision, ka ndërhyrë edhe ish-bashkëjetuesi i mamasë.
Ai ka akuzuar se ish-bashkëjetuesja ka marrë 3 mijë euro të cilat Andersoni i kishte ruajtur për të bërë dokumentet greke, dhe më pas ka shkëputur marrëdhëniet me ta.
“Fola me njërën dhe fola se doja një grua për martesë. Më tha të gjej unë një njeri më tha motra e saj. Pas pak ditësh foli me motrën dhe më merr më telefon më thotë jam një shoqe e asaj që ke folur. Kam pranuar të njihesha. Nuk arrita ta njihja se në telefon nuk njihet njeriu. U takuam nga afër o thashë njohja nuk bëhet në një takim, sepse unë kam rënë një herë “nga fiku”, dështimi i një martese të dytë e dija që do të më groposte.
Më kërkonte të bashkëjetonte me mua edhe pse kishte celebrim me burrin e parë.
Këtë nuk e doja sepse kisha frikë se do ikte me burrin e parë. Gjithsesi në fund vendosëm të jetonim bashkë. Një vit më parë bëri divorcin me burrin e parë, babanë e Andersonit.
Në shtator shpallëm martesën dhe pas 10 ditësh do të bënim celebrimin.
Me sa kuptova unë mendoja se donte të bënte me mua dokumentet dhe kishte hyrë në mes nesh një person i tretë. Pra se të vinte data që na kishin caktuar i thash nuk bëj shaka sepse nëse divorcohem sërish do vras veten, jo ty po veten. I thash vendose mirë nëse do të martohemi apo jo. Më vonë mori 3 mijë euro që djali kishte kursyer që të bënte dokumentet dhe u largua duke ndërprerë marrëdhëniet me ne”, tha ai.
© BalkanWeb