Moti i keq/ Lumi Seman në pikë kritike. Përmbyten toka dhe zonën naftëmbajtëse në Belinë
schedule11:26 – 22 Nëntor, 2025
Niveli i Semanit në urën e Mbrostarit ka shkuar në 4.5 metra nga 3 metra që është pika kritike.
Si pasojë e reshjeve të dendura përgjatë gjithë javës dhe shkarkimeve të hidrocentralit të Banjës, prurjet e lumit Seman vazhdojnë të rriten duke përmbytur toka buqjësore dhe së fundmi edhe dhjetëra puse nafte në zonën e Belinës.
Zonat e ulëta në Suk dhe Jagodinë të Rroskovecit, Belinë dhe Kallm në Fier janë të parat që janë përmbytur.
Ekipet e emergjencave Civile janë në monitorim të situatës ndërsa nga Bordi i Kullimit po punohet me hedhje dherash (argjile) në pikat e dobëta të argjinaturës së Semanit.
Deri tani lumi ndodhet brenda argjinaturës ose ndryshe në shtratin e vet por banesa, ekonomi bujqësore, sera dhe panele diellore që ndodhen brenda argjinaturës janë përmbytur.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!