Moti i keq në Shqipëri/ Si paraqitet situata në qarkun e Korçës: Uji tërhiqet në disa njësi administrative
schedule22:12 – 22 Nëntor, 2025
Reshjet e vazhdueshme të ditëve të fundit kanë shkaktuar disa problematika në territorin e qarkut Korçë, ndërsa strukturat vendore dhe ekipet e emergjencave civile vijojnë punën për normalizimin e situatës në zonat më të prekura.
Bashkitë raportojnë se niveli i ujërave është tërhequr në disa prej njësive administrative, ndërsa ndërhyrjet në infrastrukturë dhe masat parandaluese po vijojnë pa ndërprerje.
Situata paraqet përmirësime të dukshme në disa bashki, por në disa zona mbeten ende probleme që po trajtohen me prioritet. Autoritetet bëjnë të ditur se vijon monitorimi i vazhdueshëm i terrenit dhe marrja e masave emergjente për garantimin e sigurisë së banorëve dhe infrastrukturës.
Njoftimi i plotë:
Ju informoj se gjatë ditës janë evidentuar disa problematika të shkaktuara nga reshjet e vazhdueshme në territor.
Bashkia Korçë: Situata në Njësitë administrative të prekura: Bulgarec, Vithkuq, Drenovë, Mollaj është qetësuar; uji është tërhequr, po vijon puna për normalizimin e plotë.
Bashkia Kolonjë: Janë marrë masa paraprake për devijimin e rrjedhës së lumit, me qëllim parandalimin e dëmtimit të urës së Qinamit. Ura në Novoselë është riparuar dhe qarkullimi vijon normalisht.
Nga NJVKSH Kolonjë po kryhet shkarkimi i depos së ujit, pastrimi dhe klorinimi. Janë marrë mostra për analiza. Popullata është njoftuar të mos konsumojë ujin deri në njoftim të dytë. Në rrugët rurale vijon të punohet për neutralizimin e situatës.
Bashkia Maliq: Objekte me prezencë uji rezultojnë 133. Rrugë të dëmtuara ku po punohet për rehabilitim:
Aksi Mesmal–Velçan–Selcë
Lozhan Fshat
Aksi Desmir–Moçan
Fshati Dolan
Rrëshqitje toke (3 zona):
Dolan – në rrezik 2 banesa
Mesmal – në rrezik 1 banesë
Senisht – në rrezik 2 banesa
Janë riparuar dëmtimet në argjinaturën e lumit Dunavec, me mbështetjen e Forcave të Armatosura të Repartit Ushtarak 1033 Drenovë.
Gjithashtu janë riparuar edhe dëmtimet në argjinaturën e lumit Devoll.
Niveli i lumit Devoll ka pësuar ulje me rreth 70 cm, duke përmirësuar situatën e prurjeve.
Bashkia Pustec:
Situata paraqitet e qetë.
Bashkia Devoll:
Situata paraqitet më e qetë.
Ujrat janë tërhequr, vijon puna për riparimin e dëmeve.
Bashkia Pogradec:
Situata po shkon drejt normalizimit.
Hidrovori Tushemisht vijon punën normalisht.
OSHEE: situata e furnizimit me energji Qarku Korçë:
-Fideri nr.6 nst Mollas pa energji zona Kurtesh, 11 abonentë rurale.
-Fideri komunal nr.3 nst Maliq pa energji kabina Qenckë 11 abonentë.
-Fideri nr.2 nst Ersekë, pa energji zona Zhakaranj, 6 abonentë.
Hidrovori Pogradec (Fideri 8–18, N/St Pogradec – Përpunim druri) në punë normale.
Drejtoria Qendër-Lindje ARRSH:
Qarkullimi në akset: Korçë–Ersekë, Zemblak–Goricë dhe Bilisht–Miras paraqitet normal.
Përjashtim bën ura lidhëse midis fshatrave Qinam–Selenicë, e cila mbetet e bllokuar që nga mbrëmja e djeshme.
Në segmentin Ersekë–Leskovik–3 Urat, qarkullimi zhvillohet pa probleme. Po kështu, rruga Maliq–Lozhan–Kufi Gramsh është e kalueshme normalisht.
Në segmentet Korçë/Boboshticë–Dardhë,
Rruga ka çeduar, nga subjekti u morën masat duke vendosur sinjalistike portative informuese për ngushtim rruge.
K/Lapidari i Podgories dhe K/Podgorie–Liqenas, qarkullimi vijon normalisht.
Strukturat vendore dhe ekipet e emergjencave vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjet në të gjitha zonat problematike.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!