Moti i keq në Vlorë/ Niveli i Vjosës në pikë kritike, banesat ende të rrethuara nga uji
schedule08:41 – 22 Nëntor, 2025
Prej disa ditësh, vendi është përfshirë nga moti i keq.
Për dy ditë me radhë, niveli i Vjosës ka qëndruar mes kuotave 7.8 dhe 8.3 metra, duke shënuar ulje-ngritje të vazhdueshme, por pa rënë poshtë zonës së rrezikut.
Vjosa, tashmë në ditën e katërt të krizës, vijon të mbajë në ankth strukturat e emergjencave civile dhe pushtetin vendor, të cilët po qëndrojnë në gatishmëri të plotë përgjatë gjithë vijës së lumit dhe urës së Mifolit.
Tre banesat pranë lumit Vjosë vijojnë të jenë të rrethuara nga uji, ndërsa prezencë te ujit ka ende edhe në disa toka bujqësore në Novoselë.
Po monitorohen prurjet që vijnë nga pjesa jugore ku sipas emergjencave civile, ato janë normalizuar për momentin./abcnews.al
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

