Moti i keq ‘pushton’ vendin/ Situata në Sarandë, nën kontroll
schedule20:19 – 18 Nëntor, 2025
Situata nga moti i rënduar me shira të shumë në nënprefekturën e Sarandës është nën kontroll.
Informacioni në detaje është: –Lumi i Bistricës deri tani është në shtratin e vet. Kjo pauzë pa shi ndihmon shumë dhe përballon 4 orë të tjera me shi pa ndërprerje.

-Nga bashkia Sarandë raportohet se hidrovori në Çukë është me kapacitet të plotë në punë pa ndërprerje.

-Nga bashkia Konispol raportohet se tek hidrovori në Butrint ka probleme. Para 1 ore ka rënë rrufeja tek izolatorët e Hidrovorit dhe për rrjedhojë është ndërprerë energjia elektrike në zonë. Grupet e OSHE janë në vend dhe po punohet për riparimin e difektit të shkaktuar nga rrufeja.

-Nga bashkia Delvinë nuk raportohen probleme nga situata me mot të rënduar.
-Nga bashkia Finiq raportohen probleme në fshatrat Navarricë dhe Livinë. Ka rrugë të bllokuara dhe shkarje dherash. Konkretisht në fshatin Navarricë ka dalë përroi nga shtrati dhe ka krijuar shumë probleme.

Grupet e emergjencave janë në terren. / abcnews.al /
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!