Moti i keq, rënie gurësh në disa akse rrugore në Elbasan
schedule08:42 – 19 Nëntor, 2025
Reshjet rikthejnë problemet në qarkun Elbasan, ku ka pasur rrëshqitje, aluvione dhe ndërprerje energjie në zonat malore
Qarku i Elbasanit është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët e mesatar, të cilat gjatë natës arritën deri në 24 mm.
Si pasojë, janë shënuar rënie gurësh, inertesh dhe aluvionesh në disa akse rrugore:
• Elbasan–Qafë Thanë (rënie gurësh dhe pemësh në dy raste),
• Elbasan–Peqin (dalje aluvionesh),
• Elbasan–Gjinar në Derstile,
• Gramsh–Moglicë në Bersnik.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!