“Motrës së Lubisë i jepnin dokumentet, ishte e besuara e SHIK”, Berisha: Vetingun e bëri sic i thoshte Balluku. Kushtetuesja mund ta japë vendimin dhe pas 2 viteve
Kryedemokrati Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta ndaj motrës së Belinda Ballukut e cila është dhe një nga avokatet e zv/kryeministres në SPAK.
Berisha tha se motra e Belinda Ballukut, kishte një rol shumë të rëndësishëm në procesin e vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
“Motra e Lubisë ishte e besuar e SHIK, DSIK, dhe i jepeshin dokumentet. I merrte vetëm ajo,. Dhe i lexonte siç i thoshte Lubia. Ky është vetting. Ndaj dhe sot jam marrë me këtë çështje me të gjithë mundësitë e mia. Në instancat më të rëndësishme. Shko ti në burg, gjen me qindra djem të rinj, pret zbardhjen e vendimit”, tha Berisha.
Sali Berisha: Motra e Lubisë ishte e besuar e SHIK, DSIK, dhe i jepeshin dokumentet. I merrte vetëm ajo,. Dhe i lexonte siç i thoshte Lubia. Ky është vetting. Ndaj dhe sot jam marrë me këtë çështje me të gjithë mundësitë e mia. Në instancat më të rëndësishme.
Shko ti në burg, gjen me qindra djem të rinj, pret zbardhjen e vendimit.
Vendimi mund të zbardhet pas dy vitesh. Falimentim i plotë. Ka rëndësi të kemi gjërat e kthjellta. Duhet të ulemi të bisedojmë. Tani do dalim në fushë. Sa më shumë të bindim me protestën e qëndrueshme, shumë më shpejt do përmbushim misionin tonë.
Kërkesa ime është kjo, të ulemi dhe të paraqesim çdo qytetari. Asnjë shqiptar i vërtetë nuk fiton me të. Kur plaçkitet vendi me këtë mënyrë. Kërkohet një punë individuale me sa më shumë qytetarë.
© BalkanWeb