Mourinho: Në rast se Roma fiton titullin në Serie A do të festoj me tifozët “Circus Maximus”
12 Dhjetor 2025
13:22
Telesport
Roma është duke bërë një paraqitje të mirë këtë sezon, duke qenë mes ekipeve pretendente për titull në Serie A. Ish-trajneri i ekipit verdhekuq, portugezi José Mourinho, ka analizuar garën për titull në Serie A
Ai mendon se Roma nuk ka shumë shanse për ta fituar garën, duke deklaruar se Inter, Napoli dhe Milan janë favorite. Gjithsesi, ai u shpreh se në rast se Roma do t’ia dilte mbanë do të vijë në kryeqytetin italian për të festuar me tifozët.
“Do të doja shumë të festoja në Circus Maximus me tifozët në rast se shpallen kampionë, por e shoh të vështirë që t’ia dalin mbanë“, deklaroi “Special One”, që me Romën fitoi Conference League tri vite më parë.