“Murrizi”, akuza e re për Ballukun? Almer Toska: Belinda e hapi për qëllime elektorale. “Gjoka konstruksion” s’mund të ndërtojë tunele! Rrezikohen qytetarët
Gazetari Almer Toska ka depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme në lidhje me zëvendës kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
“U hap në mars 2025 për qëllime politike dhe nuk u kolaudua nga ARRSH. Jeta e qytetarëve është e rrezikuar çdo ditë e më shumë, Nuk duhej të hapej e as të kryente funksion për mos kolaudim, Por Balluku dhe drejtorët e saj e hapën për qëllime elektorale.
“Gjoka konstruksion” që është një nga palët e kallëzuara, pra kemi kallëzuar Gentian Gjylin, Evis Berberin, Gjoka Konstruksion dhe Belinda Balluku si persona përgjegjës.
Kanë shpërdoruar detyrën kemi dhënë faktet e nevojshme. Klodian Braho dhe prokurorët do i shtojnë një akuzë tjetër Ballukut. Gjoka nuk ka eksperiencë për ndërtim tunelesh, por shkon dhe i ndërton, kjo është vepër penale.
Duke mos pasur eksperiencë, babai i jep të birit referencë dhe thotë mund ta ndërtojë edhe pse nuk ka eksperiencë.
Jma këtu për të ndjekur deri në fund këtë rast që paratë e shqiptarëve të mos ikin dëm dhe Balluku të hetohet për çdo abuzim me detyrën”, tha ai.
© BalkanWeb