Musiala, kthimi i yllit Bavarez/ Mediat gjermane raportojnë se mesfushori do të luajë në janar
schedule12:46 – 13 Dhjetor, 2025
Ishte vërtet një moment i mallkuar.
Është fatkeqësi kur njëri nga futbollistët e rinj më të talentuar në botë pëson një dëmtim, dhe për Xhamal Musialën i erdhi keq edhe kundërshtarëve.
Ylli I mesfushës së Bajernit dhe të Gjermanisë u lëndua në çerekfinalen e Kupës së Botës për Klubet në 5 korrik të këtij viti, në disfatën ndaj Paris SG, por lajmet e mira kanë nisur të vijnë.
E përditshmja “Tages Cajtung”, në shtojcën që mbulon Mynihun dhe Bavarinë, shkruan se 22-vjeçari ka ecur shumë mirë me riaftësimin, dhe se tashmë mund të parashikohet se kur do të jetë në fushë.
Siç njoftojnë mediat dhe portalet pranë tifozëve bavarezë, Musiala pritet të aktivizohet qoftë edhe disa minuta në miqësoren që Bajerni do ta luajë me Lajpcigun në 6 janar, pra pas vetëm 25 ditëve.
Deri tani janë bërë 161 ditë që ylli gjerman është jashtë terreneve, dhe ka humbur 23 ndeshje gjithsej.
Natyrisht, kthimi i tij do të ishte një plus më tepër për skuadrën e drejtuar nga trajneri Vinsent Kompani, që po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm, pavarësisht mungesës së talentit.
Bajerni ka 21 fitore, 1 barazim e vetëm 1 humbje në Gjermani dhe në Europë, me golaverazhin e mrekullueshëm, 79 gola të shënuara e 22 të pësuara.