Muzeu i Luvrit rrit çmimet e biletave për turistët jo-evropianë
Tarifat e hyrjes në Muzeun e Luvrit në Paris do të rriten me 45% për turistët nga vendet jo-evropiane.
Sipas rregullave të reja, biletat do t’u kushtojnë këtyre turistëve 32 euro.
Rritja e çmimit pritet të hyjë në fuqi më 14 janar 2026 dhe do të zbatohet për turistët nga vendet jashtë Zonës Ekonomike Evropiane (Bashkimi Evropian, Islanda, Lihtenshtajni dhe Norvegjia). Masa është miratuar nga qeveria franceze.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb