Ndau eksperiencën e saj në fushën e reumatologjisë, Dr.Jessica Nicola bashkëbisedim me studentët e “Luarasi”
Universiteti ‘Luarasi’ zhvilloi një leksion të hapur online me Dr Jessica Nicola një mjeke profesioniste e specializuar në reumatologji dhe menaxhimin e dhimbjes kronike. Gjatë prezantimit, Dr. Nicola ndau me studentët dhe pjesëmarrësit njohuri të avancuara mbi diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve reumatologjike, si dhe mbi qasjet moderne për menaxhimin afatgjatë të dhimbjeve kronike. Zv.rektori i Universitetit ‘Luarasi’ Petrit Bara theksoi rëndësinë e këtij aktiviteti dhe se çfarë përfitojnë studentët nga ky leksion.
“Me leksionin e saj studentët tonë do të përfitojnë në përvojën dhe profilin e saj në fushën e reumatologjisë të osteoporozave të dëmtimeve muskulare që është një temë e nevojshme për fakultetin tonë dhe ky është një leksion shumë i vlefshëm”, tha Bara. Leksioni solli shembuj praktikë dhe sqarime mbi mënyrat moderne të trajtimit, duke shënuar edhe një tjetër aktivitet akademik që forcon rolin e Universitetit Luarasi në diskutime bashkëkohore mbi shëndetin dhe mirëqenien.
“Këto janë në kuadrin e bashkëpunimit të Universiteti ‘Luarasi’ dhe të Fakultetit të shkencave mjekësore në këtë fushë e cila po rinovon të gjithë programet dhe online këto bëhen shumë leksione të mira të cilët studentët I marrin si metodikë.”, tha Petrit Bara. Organizatorët vlerësuan interesin e lartë dhe theksuan se leksione të tilla ndihmojnë në rritjen e cilësisë së formimit akademik dhe profesional.
© BalkanWeb