“Ndihmat humanitare të kufizuara nga Izraeli”/ Al Jazeera: Një foshnjë ka humbur jetën nga i ftohti ekstrem që ka përfshirë Gazën
Situata në Gaza vijon të mbetet problematike. Vendi është shkatërruar nga sulmet e vazhdueshme ndërsa tani qytetarët po përballen edhe me motin e keq.
Autoritetet kanë denoncuar gjithashtu kufizimin e furnizimeve për strehim, pavarësisht kushteve të vështira të dimrit.
“Një i porsalindur palestinez ka vdekur nga të ftohtit në Rripin e Gazës”, thanë autoritetet lokale të cituara nga Al Jazeera.
Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza tha se foshnja dy javëshe, Mohammed Khalil Abu al-Khair, vdiq pasi u trajtua për hipotermi të rëndë, të shkaktuar nga i ftohti ekstrem që ka përfshirë Gazën.
Al Jazeera raporton se siguria bazë në Gaza është “çmontuar në mënyrë sistematike” si rezultat i luftës.
© BalkanWeb