Ndryshon situata në Madrid. Lojtari që pritej të largohej në janar, fiton besimin e Xabi Alonso dhe vendin e titullarit
21 Dhjetor 2025
20:54
Telesport
Nëse deri para pak javësh thuajse të gjithë ishin të bindur që Rodrygo do të largohej nga Real Madrid në merkaton e janarit, situata e brazilianit ka marrë një kthesë të papritur.
Në ndeshjet e fundit, Rodrygo e ka nisur si titullar dhe ka fituar besimin e trajnerit Xabi Alonso. Anësori brazilian ka bërë diferencën në fushë dhe e ka vënë në “siklet” Xabi Alonso që nuk i besoi në ndeshjet e para të këtij sezoni.
Tashmë të gjithë janë të bindur në Madrid, pavarësisht interesit të shumtë nga ekipet e tjera të mëdha, Rodrygo nuk do të largohet në janar nga Real Madrid dhe me siguri as në verë.