Në 10 muaj, u shpenzuan 80 mln euro për pagat, vetëm 70 mln për investimet, Teliti: Realizimi i investimeve në Tiranë, vetëm 28% e planifikimit
Këshilltari i Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti, ka denoncuar drejtpërdrejt gjatë mbledhjes së fundit të Këshillit raportin 10-mujor të performancës së Bashkisë.
Në një postim të publikuar në Facebook, Teliti ka cituar drejtpërdrejt nga raporti i hartuar dhe i firmosur nga vetë drejtuesit e Bashkisë:
“Ky është raportimi 10-mujor që nuk e kemi hartuar ne, e keni hartuar dhe firmosur ju. Ju thoni këtu që keni shpenzuar 80 mln euro për paga dhe 70 mln për investime. Kundër sens it për Bashkinë e Tiranës që është e pavarur për fonde. Kur vjen puna te investimet nuk i kryen. Sipas jush keni pasur planin 250 mln euro. 28% keni realizuar. Ju e keni miratuar këtë plan dhe sot në 10 muaj keni realizuar 128% të investimeve. Po shpenzimet e tjera për pagat, mbi 90% e realizuar. A është normale kjo gjë? Ju paguheni për të kryer investime për Tiranën. Ka disa programe që nuk ka investim. E shihni programin pa parë këto që nuk i keni realizuar.”
Teliti akuzon administratën e Bashkisë se, ndërsa pagat dhe shpenzimet operative janë tejkaluar, investimet reale për qytetarët kanë mbetur në nivele minimale, duke lënë programe të tëra pa asnjë lek të shpenzuar.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
