Në 20 muaj punë/ “Reforma që zbatohen çdo ditë!”, Operatori i Blerjeve të Përqendruara bën bilancin: U kursyen 30.5 milionë euro
Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka bërë bilancin e 20 muajve punë. OBP ka arritur një rezultat historik përgjatë këtij viti, duke realizuar kursime me vlerën e 30.5 milionë eurosh.
Drejtoresha e OBP, Arlinda Pogaj ka prezantuar arritjen më të fundit të institucionit që ajo drejton.
Falë procesit të prokurimeve të përqendruara dhe standardeve të reja të kontrollit, OBP po demonstron se mënyra e re e menaxhimit të fondeve shtetërore po jep rezultatet e pritshme.
Me këtë ritëm, ku u kursyen 30.5 milionë euro, OBP përfaqëson një nga historitë më të suksesshme të menaxhimit financiar në administratën publike shqiptare.
© BalkanWeb