Në kërkim për krime kundër mjedisit, arrestohet 55-vjeçari në Morinë
schedule12:05 – 21 Nëntor, 2025
Qarku Kukës
PKK Morinë/Kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim për krime kundër mjedisit.
Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në vijim të punës për ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, ndaluan në hyrje të RSh-së, shtetasin G. O., 55 vjeç, banues në Kukës, i cili ishte shpallur në kërkim policor nga Komisariati i Policisë Kukës, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm”, “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve elektrike”. Më datë 16.11.2025, në fshatin Myç Mamëz, janë konstatuar pemë të prera, punime ndërtimi pa leje dhe lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

