Në rast se ikën Maignan, Milan “prenoton” portierin e njohur 26-vjeçar
15 Dhjetor 2025
17:50
Telesport
Edhe pse ende po vijojnë bisedimet mes palëve për një rinovim të mundshëm të kontratës të Mike Maignan, e cila skadon në qershor të këtij viti, drejtuesit e Milanit po shqyrtojnë ndërkohë edhe alternativa të tjera.
“SportMediaset” zbulon se Milan ka treguar interes në rritje për Hugo Souza, portierin që luan për Corinthians, i cili ka bërë tashmë 88 paraqitje zyrtare dhe është nën kontratë deri në dhjetor 2028.
Edhe pse shuma që klubi kuqezi mund të vërë në tryezë është ende e panjohur, sipas raportimit në fjalë bëhet fjalë për një shifër rreth 12 milionë eurosh, që është e pranueshme nga Corinthians. Megjithatë, objektivi parësor është padyshim rinovimi me Mike Maignan. Hugo Souza shihet thjesht si një opsion B.