“Në Rinas vrasjen e bënë komandot e policisë”, Berisha: Rama ngriti zyrë krimi me Ergys Agasin, dhanë urdhër të vrasin Gilmando Danin në Rinas
Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se ngriti zyrë krimi me Ergys Agasin, duke dhënë urdhra për vrasje, sic ishte ajo e Rinasit.
Kreu i PD, shkoi më tej duke thënë se Gilmando Danin e vranë komando të policisë.
“E vrau Ergys Agasi, e vrau Edi Rama. A mundet një kryeministër, njeri i ligjit, i fuqisë ekzekutive të mbajë një zyrë krimi dhe të jetë nga njëra anë të paraqitet para qytetarëve dhe ng ana tjetër vesh rrobat e Ergys Agasit dhe bën akte që bën ligjin”, tha Berisha.
Sali Berisha: Ky është shembulli më i fundit, nuk ekziston në realitet, zyra Agasi, jo, a mund ta imagjononi ju një kryeministër që ka në varësi policinë, ushtrinë, SHISH, të mbajë një zyrë krimi ku të thërrasë ministrat, të thirren gjykatësit, të organizohen vrasje në sheshe sic ishte ajo e Rinasit, ai u vra nga komando të policisë. E vrau Ergys Agasi, e vrau Edi Rama. A mundet një kryeministër, njeri i ligjit, i fuqisë ekzekutive të mbajë një zyrë krimi dhe të jetë nga njëra anë të paraqitet para qytetarëve dhe ng ana tjetër vesh rrobat e Ergys Agasit dhe bën akte që bën ligjin.
Ai ka përvetësuar për familjen e tij miliona euro. Ky është një aspect, tjetri më i paimagjinueshëm është njeriu që i bënte këto, bënte vrasje, shkarkonte dhe emëronte ministra/ nuik mund të ketë përcmim më të madh për shqiptarët.
© BalkanWeb