Nëse Chiesa nuk rikthehet, Juventus synon sulmuesin tjetër të Premier League
15 Janar 2026
9:07
Telesport
Juventus ka kohë që synon të rikthejë në Serie A sulmuesin Federico Chiesa (luan me Liverpool), por gjërat nuk duken aq të lehta për bardhezinjtë.
Ndaj, skuadra italiane ka hedhur sytë nga një tjetër lojtar që luan në Premier League. Sipas mediave, Juventus ka nisur diskutimet fillestare me Crystal Palace në lidhje me sulmuesin Jean-Philippe Mateta.
Sulmuesi 28-vjeçar francez luan prej 6 sezonesh me Palace (56 gola në 184 ndeshje në total) dhe këtë sezon ka shënuar tetë gola në 21 paraqitje në Premier League deri më tani.
Skuadra e Crystal Palace, me të cilin Mateta ka një kontratë deri në qershor 2027, e vlerëson atë në 30-35 milionë euro.