“Nëse GJK i jep imunitet ekzekutivit, ky vend kthehet në Kolumbi”, alarmi i avokatit: Këta e kanë siguruar mandatin, tani duan të veshin dhe “antiplumbin”
Avokati Genc Gjokutaj, i pyetur për zhvillimet që pritet të ndodhin në seancën plenare të Kushtetueses në 22 janar, u shpreh se nëse masa provizore e rikthimit në detyrë të Belinda Ballukut do të vijojë dhe i jepet imunitet qeverisë, vendi shumë shpejt do të kthehet në Kolumbi.
Gjokutaj tha se imuniteti i ekzekutivit është një precedent ligjor që nuk ka ndodhur në asnjë vend në botë.
Genc Gjokutaj: Kjo masë provizore është një parathënie, kjo është cështje dhe integriteti. Nëse GJK do të vendosë të hapë këtë precedent ligjor dhe ti japë imunitet një ekzekutivi si ky apo i ngjashëm me të, ky vend do të kthehet në Kolumbi. Nuk ka vend në botë të imunizojë ekzekutivin.
Ju e kuptoni, e kuptojnë dhe këta që kjo është një sforco jashtë mundësive sidomos e një force në konsum.
Alfred Muharremi: mua ma ke garantuar pushtetin deri në 2050. Më përmendi bunkerizimin, harruan që e kanë bunkerizuar PD.
Fundi i kazanit është gjithnjë.
© BalkanWeb