“Nëse i shiten krimit të organizuar të dhënat e TIMS, kushtojnë 20 mln euro”, gazetari: Ervin Muça ka lidhje me Ermal Beqirin, u dërgua dhe tek Tatimet e Hipoteka
Gazetari Ferdinand Dervishi deklaroi në emisionin “Kjo Javë”, se personi që ka goditur sistemin TIMS, Ervin Muça, ka lidhje me një nga emrat e shpallur në kërkim nga SPAK, për dosjen e AKSHI-it.
Dervishi tha se Ermal Beqiri ka marrë më shumë tendera të AKSHI-t dhe i njëjti person ka lidhje me këtë që sulmoi TIMS, u mor nga rruga dhe u bë drejtor në polici, në krah të Muhamet Rrumbullakut me të njëjtën gradë, duke shkelur ligjet.
Ferdinand Dervishi: Njeriu që goditi TIMS, Ervin Muça, ka qenë mik me Ermal Beqirin. Shohim që Ermal Beqiri ka marrë më shumë tendera të AKSHI-t dhe i njëjti person ka lidhje me këtë që sulmoi TIMS, u mor nga rruga dhe u bë drejtor në polici, në krah të Muhamet Rrumbullakut me të njëjtën gradë, duke shkelur ligjet.
Ky person nuk del vetëm për vjedhjen e TIMS, por është cuar dhe tek Tatimet, Hipoteka.
Përvec shtetit këto të dhëna i ka dhe një grup i strukturuar kriminal, pra kemi një shtet paralel.
Këto informacionet e TIMS përse duhen? Ekspertët thonë se vetëm ti shiten krimit të organizuar bëjnë 20 mln euro, por ato mund të fshihen. Unë shoh se edhe pse është bërë padia në prill, nuk është bashkuar dosja në prokurorinë e Tiranës, këtë e ka lënë në arrest shtëpie por është parë të bredhë i lirë në Tiranë.
© BalkanWeb