New York mposht San Antonio në finale dhe fiton për herë të parë trofeun e NBA Cup
17 Dhjetor 2025
8:12
Telesport
Skuadra e New York Knicks fitoi sot në Las Vegas trofeun e NBA Cup, pas triumfit 124-113 në finale ndaj San Antonio Spurs. Një trofe që vjen në qytetin nju-jorkez 52 vite pas titullit kampion në NBA të vitit 1973.
Një ndeshje në përgjithësi e ekuilibruar, vendosur në periodën e tretë, kur New York shkëputet dhe e ruan avantazhin deri në fund. Edhe pse 7 lojtarë të San Antonio realizuan mbi 10 pikë kjo s’mjaftoi për të fituar.
Edhe për New York plot 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë, por diferencën e bënë lojtarët-lider, ku OG Anunoby realizoi 28 pikë e Jalen Brunson 25 pikë. Pikërisht ky i fundit mori edhe trofeun MVP të finales.