Neymar shkon fshehtas në New York, por e “tradhton” palltoja mbi 5000 euroshe
15 Dhjetor 2025
14:01
Alfred Lleshi
Përpjekja për anonimat dështoi dukshëm për Neymar mes dritave të “Times Square” në New York. Superylli brazilian, 33 vjeç, u përpoq të shijonte pushimet në “Mollën e Madhe” pa u vënë re, duke mbuluar fytyrën me një maskë, por bëri gabim fatal stili për privatësinë e tij.
Sulmuesi i Santosit e kombinoi maskën me një pallto shumë të spikatur rozë dhe të bardhë, të firmës “Louis Vuitton”, me vlerë rreth 4.300 paund (mbi 5.000 euro).
Një veshje aq të dukshme, edhe pa i dalluar fytyrën, kalimtarët nuk mund të mos e vinin re figurën ekscentrike që shëtiste dhe argëtohej në një rikshe bashkë me të fejuarën Bruna Biancardi, nën tingujt e këngëve të Krishtlindjes.