Nga beteja politike te kërkesa e SPAK për ta arrestuar, gazetarja: Çfarë ndodh me Ballukun pas pezullimit nga Kushtetuesja
Gazetarja Klodiana Lala teksa komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen Balluku, ku vendosi për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres, deklaroi se Belinda Balluku pritet të apelojë vendimin në fjalë.
Përballë gazetares Nisida Tufa në News24, në emisionin ‘Kjo javë’, Lala tha se çështja në fjalë do të shkojë nga Apeli, në Gjykatën e Lartë, dhe më pas ka shumë gjasa që të rikthehet sërish në Gjykatën Kushtetuese.
“Balluku në mënyrë individuale, iu drejtua Apelit të Posaçmen të GJKKO dhe kërkoi që të prishej vendimi për pezullimin nga detyra, paralelisht me zotin Rama. Apeli la në fuqi masën shtrënguese të ndalimit të për të dalë jashtë vendit. A ekziston që Balluku të prishë provat dhe të intimidojë dëshmitarët? Në rastin kur Apeli e lë në fuqi masën e pezullimit, zonja Balluku shkon në gjykatën e Lartë, dhe më pas do të kthehet sërish në Kushtetuese mbi bazën e ankimit të saj. SPAK shkon me rekurs për rikthimin e pezullimit. Çështja që po zhvillohej në Kushtetuese flitej se mund të ishte e njëjtë me atë të Këshillit të Mandateve, por nuk është e njëjta çështje. SPAK pretendoi se e ka marrë Ballukun të pandehur dhe për disa shkelje të tjera të disa lotëve. Ngriti disa akuza dhe rëndoi pozitën e saj në raport me ligjin. SPAK tha se mund të prishë provat, përderisa po kryente sërish procedurat tenderuese. Nëse do të jepet apo jo leja për arrestimin e Ballukut, kjo është çështje që ngelet hap pas hapi.”, tha Lala.
© BalkanWeb