Nico Woltemade “harron” dhe shënon gol qesharak në portën e tij (video)
14 Dhjetor 2025
16:18
Telesport
Nico Woltemade është bërë protagonist për keq në sfidën Sunderland-Newcastle. Pjesa e parë mes dy ekipeve është mbyllur në barazim pa gola. Në fillim të pjesës së dytë, vendasit zhbllokuan shifrat falë autogolit të Woltemade.
Një krosim i Nordi Mukiele në zonë devijohet me kokë në portën e tij nga Nico Woltemade, që nuk u kuptua se çfarë bënte në qendër të mbrojtjes në atë moment.
Ndërkohë në ndeshjet e tjera të javës së 15-të, Manchester City po fiton në transfertë 0-1 ndaj Crystal Palace. Nottingham po fiton 2-0 ndaj Tottenham, ndërsa në sfidën tjetër West Ham-Aston Villa, rezultati aktual është 2-2.
Dëshpërim i madh te sulmuesi gjerman, që nuk iu beson dot syve se çfarë ka bërë. Gjithsesi, ka ende minuta në dispozicion për të ndryshuar fatin e ndeshjes.