Nis Liga Unike për femra, ekipet kosovare triumfojnë ndaj Flamurtarit dhe Partizanit
11 Dhjetor 2025
10:37
Telesport
Ka ngritur siparin edicioni i radhës së Ligës Unike në basketboll për femra. Në turneun mbarëkombëtar të basketbollit marrin pjesë 6 ekipe: Tri nga Shqipëria (Flamurtari, Tirana e Partizani) dhe tri nga Kosova (Bashkimi, Prishtina e Peja).
Në ndeshjet e para kanë dalë fituese ekipet nga Kosova. Kështu, skuadra e Peja 03 fitoi në Vlorë ndaj Flamurtarit vendës me rezultatin 82-70. Gjithçka u vulos që në pjesën e parë në favor të kosovareve, që u shkëputën 47-24 dhe më pas administruan avantazhin.
Në Prizren, skuadra vendase e Bashkimit mundi pa probleme 90-53 Partizanin, një ndeshje me dy pamje. Në pjesën e parë Partizani luajti mirë dhe udhëheq rezultatin 38-36. Por, në 20 minutat e dyta skuadra kosovare përmbys gjithçka dhe shkëputet ndjeshëm, duke e merituar fitoren.
Liga Unike-Femra, Java e parë
Flamurtari – Peja 03, 70-82
Bashkimi – Partizani, 90-53
Prishtina – Tirana, e pacaktuar data
Renditja: Bashkimi 2 pikë, Peja 2 pikë, Flamurtari 1 pikë, Partizani 1 pikë, Prishtina 0 pikë, Tirana 0 pikë.