Një demokraci me molotov apo një stabilokraci me kupolën e qeverisë të akuzuar për korrupsion? Raportuesi i PE: Të gjejmë mesin e artë!
Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, z. Andreas Schieder (S&D, Austri) ka dhënë një mesazh për politikën shqiptare u përball sot me pyetje pikante nga gazetarët, sa i takon zhvillimeve politike në vend, nga skandalet e qeverisë apo dhe protesta e opozitës.
Ai tha se demokracia me molotov nuk është e mirë, ndërsa shtoi se duhet të gjendet një e mesme e artë.
“Personi që i dha emrin këtij koktejli, molotovi, kontributi nuk ishte vetëm poizitv. Demokracia me molotov nuk është e mirë. Javën e shkuar pamë fotografi në media për protestat në Shqipëri që duken dramatike. Pastaj vjen në Shqipëri dhe sheh një situatë jo dramatike se sa ajo që u gjenerua. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm për atë që perceptonin përmes mediave. E di se shqiptarët dhe demokracia po funksionon, Ka debat në Kuvend. Ka debate deri në orën 4 të mëngjesit. Që ka hapësirë për deputetët e opozitës dhe të maxhorancës që duhet të diskutojnë këtë çështje. Ndonjëherë e ke qejf një njeri dhe ndonjëherë e urren. Por mos ta dramatizojmë situatën. Duhet të gjejmë mesin e artë. Nuk do të zgjidhja asnjëherë, por funksionimin normal të një demokracie.”, tha ai.
© BalkanWeb