Një gol i anulluar “alla” Messi dhe pritjet heroike të Joan Garcia, Barcelona-Osasuna mbyllet me porta të paprekura (foto+video)
13 Dhjetor 2025
19:30
Telesport
Barcelona po përballet me Osasunën në “Camp Nou”, për javën e 17-të në La Liga. Pjesa e parë është mbyllur me porta të paprekura.
Rasti kryesor ishte ai i minutës së 23-të, ku Ferran Torres shënoi me kokë, duke të kujtuar golin e famshëm të Leo Messit në finalen e madhe të Champions League ndaj Manchester United. Megjithatë festa e Torres shkoi kot, goli u anullua pas ndërhyrjes së vAR, për një pozicion jashtë loje milimetrik të Raphinha-s, pas goditjes së këndit. SHIKOVIDEON
Vlen për t’u theksuar dhe të paktën dy pritjet vendimtare të Joan Garcia, që shpëtuan katalanasit në pjesën e parë. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, 0-0 mbyllet pjesa e parë.