Një i rrezikuar, te Dinamo u tremben kartonëve
Dinamo ka qenë këtë sezon një nga skuadrat më të ndëshkuara me kartonë të kuq, duke marrë plot 5 të tillë në 10 ndeshjet e para të kampionatit.
Por, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për kartonët e verdhë, pasi dinamovitët kanë qenë të kujdesshëm për të pasur sa më pak. Kështu, shumë nga lojtarët kanë marrë nga një ose dy kartonë të verdhe dhe vetëm Gudiabi është i rrezikuar, që nëse ndëshkohet me karton të verdhë në ndeshjen e sotme, do të mungojë sfidën e ardhshme ndaj Bylisit në transfertë.
Natyrisht, një mungesë e tillë nuk i duhet Dajës të paktën në këtë moment, duke mos ditur ende gjendjen e 3 lojtarëve që do të mungojnë sot, Guindos, Nanit dhe Ditës. Një mungesë e katërt për karton të verdhë, do të ishte padyshim e pafalshme.
Në ndeshjen e parë ndaj Bylisit, Dinamo luajti në “Selman Stërmasi” duke u rikthyer pas një mungese të gjatë, ndeshje në të cilën zhgënjyen pasi barazuan pa gola kur ballshiotët ishin me një lojtar më pak.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb