Një jetë në mundje/ Flet Fiqiri Rama, si sporti u trashëgua nga i biri, vajza dhe nipi
schedule20:33 – 22 Nëntor, 2025
Në historinë e mundjes shqiptare ka emra që nuk harrohen dhe ai është një prej tyre. I shpallur 18 herë kampion i Shqipërisë, fitues i titujve “Mjeshtër Sporti”, “Mjeshtër i Merituar i Sportit” dhe i dekoruar nga presidenti Rexhep Meidani, ai mbetet një figurë e jashtëzakonshme e këtij sporti. Edhe pas 7 vitesh pension, vazhdon çdo ditë të jetë në palestër, aty ku nisi gjithçka.
Ai e kujton me saktësi ditën kur nisi rrugëtimin në mundje. Momenti më emocionues në tapet ka qenë ndeshja me të birin.
Familja e tij mbetet e lidhur ngushtë me sportin. Edhe vajza ka marrë pjesë në kampionate botërore, ndërsa nipi e djali i dytë janë ndeshur mes tyre, një histori që përsërit fatin e tij me të birin.
Gjatë viteve ka përgatitur tre sportistë të shquar të Shqipërisë, njëri prej të cilëve fatkeqësisht nuk jeton më. Për të, këto janë arritje po aq të rëndësishme sa titujt personalë.
Me një libër të tërë arkive, me qindra fotografi e artikuj gazetash, ai mban dëshmitë të një karriere të jashtëzakonshme. Përveç titujve të lartë sportivë, ka marrë edhe vlerësimin “Nderi i Sportit Shqiptar”, ndërsa klubi “Korabi” ka propozuar dekorimin e tij me titullin “Nderi i qytetit të Peshkopisë”.
Edhe pse në pension prej disa vitesh, ai nuk e ka ndarë kurrë përgatitjen e brezave të rinj.
Stërvitja vazhdon me ritmin e dikurshëm duke i qëndruar besnik disiplinës që e shoqëroi gjatë gjithë jetës./abcnews.al
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!